Ndryshe nga se ndodh zakonisht, ku janë sheikët arabë ata që tërheqin vëmendje me supermakinat e tyre, këtë herë ka qenë një ruse që i ka habitur të gjithë.

Daria Radionov, ka mbuluar makinë e saj Mercedes CLS 350 me kristale swarovski që vlejnë thuajse sa vetë vetura.

Makina e sja ka bërë xhiro në Londër, ku shumë qytetarë kanë ndaluar të bëjnë foto me makinën me porosi.

Studentja për biznes ka shpenzuar 20 mijë paundë për 1 milion kristale që janë vendosur tek makina.

“Njerëzit që kanë ardhur nga Rusia kanë punuar 12 orë në ditë për dy muaj”, tha 21-vjeçarja. “Njerëzit më ndalojnë për të parë makinën.”