Kjo është një nga vizitat më të rëndësishme që bëjnë dy prindër të ardhshëm. Por përsëri Kanye West mungonte ditën kur e dashura e tij Kim Kardashian zbuloi gjininë e fëmijës të palindur.Në vend të kësaj Kim u bashkua me pjesëtarët  e familjes së saj, duke përfshirë edhe nënën Kris Jenner , dy motrat  Kourtney dhe Khloe  për  episodin e ardhshëm të emisionit të tyre "Keeping Up With The Kardashians". Kim e  mbajti sekret gjininë e fëmijë së saj. Veç kësaj ajo shpjegoi dhe mungesën e Kanye, duke përmendur faktin se atij nuk i pëlqejnë daljet e shpeshta në TV dhe se ata e konceptojnë jetën dhe të jetuarin shumë ndryshe.