Sylvester Stallone ka befasuar fansat e tij kur është paraqitur në skenën e Broadway në fund të performancës së muzikalit “Rocky”.

Ylli i filmave Rambo, i cili kishte luajtur rolin e boksierit në gjashtë filmat Rocky, ka dalë në skenë për t’iu adresuar publikut pas fundit të shfaqjes.

Stallone është producent i shfaqjes, ku luajnë Andy Karl në rolin e Rockyt, Margo Seibert si Adrian dhe Terence Archie si Apollo Creed.

Rocky është duke u shfaqur në Winter Garden Theater të New York.