Ajo është shumë e njohur për veprat dhe investimet që  ka bërë për njerëzit në nevojë. E shpallur në 2012 si personi më i famshëm bamirës, Taylor Swift ka lënë përgjysmë turneun e saj ndërkombëtar për t`i kushtuar një pjesë të kohës së saj njerzve në nevojë.

Këngëtarja 23-vjeçare zgjodhi Spitalin e fëmijëve në Filadelfia për t`i kushtuar pasditen, dhe për t`i dhënë kurajo atyre.

Me një fustan të thjeshtë dhe një buzëqeshje Taylor ka bërë foto të pafundme me adhuruesit e saj si dhe i ka nënshkruar autografe.

Së fundmi mësohet se ajo ka investuar 4 milion dollarë për një fondacion të sajin i cili do të quhet ” Taylor Swift Education Center”. Atje fëmijët do të kenë mundësinë të mësojnë gjëra të ndryshme por në të njëjtën kohë të zbaviten.