Kur Todd Burponit i kishin thënë se djali i tij 4-vjeç do të vdesë për shkak të plasjes së zorrës qorre, ai e kishte ‘qortuar’ Zotin që ia kishte marrë aq herët fëmijën e tij.

Por ai nuk kishte pritur që djali i tij jo vetëm që do të mbijetonte, por se në tavolinën e operimit do të përjetonte një përvojë e cila të gjithëve do t’ua ndryshonte jetën përgjithmonë. Në të vërtetë, kur ishte zgjuar, djaloshi me emrin Colton u kishte rrëfyer prindërve se ka qenë në parajsë dhe atje ka takuar shenjtoren Maria, e cila në prehet mbante Jezusin.

Ajo që prindërit e tij i kishte bindur se nuk bëhet fjalë për halucinacione për shkak të ilaçeve, ishte se ai e kishte njohur stërgjyshin e tij nga fotoja, të cilin nuk e kishte njohur kurrë, pastaj kishte treguar se kishte takuar motrën e tij, e cila kishte vdekur në stomakun e nënës, gjë të cilën e dinte vetëm babai dhe nëna e tij.