“Newscientist” pyet nëse ky është vallë truri më i jashtëzakonshëm njerëzor i dokumentuar? Ai i përket një personi që ka vdekur në vitin 1970, në një spital psikiatrik në Teksas. Rasti në fjalë konsiderohet krejtësisht i pazakontë, për shkak të ndërtimit. Vihet re mungesa e rrudhave, krijuar nga ajo që njihet si Lissencephaly, një çrregullim që krijohet mes javës 12 dhe të 24 të rritjes së embrionit.