Gjatë vitit të fundit, Kate Upton ka qenë zbulimi i vërtetë i fushës së modës.

20-vjeçarja amerikane ka arritur një sukses të paprecedent, duke u shndërruar në vajzën koopertinë të “Sports Illustrated” dhe në imazhin e shumë kompanive në spotet e tyre publicitare.

Megjithatë, karriera e modeles mund të jetë duke marrë një kthesë të papëlqyeshme. Sipas burimeve të mirëinformuara të revistës rozë amerikane “TMZ”, kontrata e Upton me “Sports Illustrated” është vënë në diskutim, pasi për disa ajo konsiderohet tashmë si shumë e shëndoshë për të qenë imazhi i kompanisë.

A kanë të drejtë përgojuesit e Upton? Këtë mund ta gjykoni vetëm ju...