Një fotograf adoleshent, fotot e të cilit nga lufta në Siri kanë bërë xhiron e botës, u vra teksa po mbulonte konfliktin në një spital.

Molhem Barakat vdiq të premten, ndërsa po fotografonte një përplasje mes rebelëve dhe forcave qeveritare.

17- vjeçari, që punonte si freelance për agjencinë Reuters, ka realizuar me dhjetëra foto nga konflikti.

Ai ishte me origjinë nga Stambolli, por kishte ardhur në Aleppo për të kryer shkollën.