Këngëtari Adam Levine gjithnjë është përshkruar si një person shumë egoist, por kjo zgjati deri në momentin që ai u dashurua me modelen nga Nambia,Behati Prinsloo. Tashmë ai kërkon që dashurinë që mban përbrenda ta ndajë edhe me fëmijët, jo… e thënë më saktë me 17 fëmijë.
Ky ka qenë pohimi i fundit i liderit të grupit ‘Maroon 5’, në pyetjet e intervistës nga Christina Aguilera. Adam thotë:’Dua 17 femijë. A është e arsyeshme kjo? I adhuroj ata, çmendem pas tyre. ’ Ndërsa përsa i perketë hapit kryesor të krijimit të një familje krijuesi i hitit ‘Animals’, rrefen se planifikon të bëhet baba vitin e ardhshëm, diku nga pranvera e 2016.
Përmendim se Adam Levine dhe Behati Prinsloo (modele e markës Victoria’s Secret) janë martuar Korrikun e vitit të kaluar në Meksikë, në një ceremoni madhështore, ku ndër të tjerë i pranishëm ishte dhe Leonardo DiCaprio.