Eneida Tarifa i ka mbyllur pushimet për këtë vit me një zhgënjim të madh. Këngëtarja shprehet e pakënaqur dhe paralajmëron se vitin tjetër nuk do të pushojë më në Shqipëri.

“Dita e fundit e pushimeve. Doni t’iu tregoj si shkuan ? Katastrofë! Nuk lamë virus pa kapur. Në vend të laheshim në detin e bukur të Jonit, u lamë në të vjella e diarre. Hera e parë që zhgënjehem e pezmatohem kaq thellë me Jugun. Çdo gjë ishte e kontaminuar e infektuar. Vitin tjetër, pa dëshirën time, pushimet vetëm jashtë”, shprehet Tarifa.