Wiz Khalifa  organizoi një festë madhështore në nder të ditëlindjes së dyte të djalit të tij Sebastian.

Në fakt ai dhe ish-bashkëshortja Amber Rose kishin vendosur që të festonin ditën e shënuar për të voglin së bashku,por ajo ja mohoi këtë kënaqësi. Këngëtari postoi këto foto në rrjetet sociale,mbi të cilat cilësonte ish striptisten si një person të ftohtë, dhe që i mohoi një lumturi shumë të madhe që supozohej të përjetonte.

 

Një ndër më prekëset ishte foto që trregonte festën e përgatitur dhe mbi të rreperi shkroi:’E vetmja gjë që mungon është Sebastiani.’