Shoferi i këngëtares së ndjerë Whitney Houston ka dhënë një intervistë së fundmi ku për gjithcka që ka ndodhur në jetën e Bobbi Kristinës, e cila momentalisht ndodhet në koma, ka fajsuar Whitneyn dhe ish bashkëshortin Bobby.
Ndër të tjera, shoferi thotë:’Kristina ishte vetëm pesë vjeç kur prindërit e saj konsumonin drogë përpara syve të saj. Kanë qenë të shumta rastet që Kristina, pyeste babain dhe nënës se cfarë po bënin dhe ata i përgjigjeshin duke thënë se këto po bënin disa gjëra për të rriturit. As përpara një fëmije pesë vjecar nuk mund të largonin fiksimin për drogën.’