Mendohet se këngëtarja Katy Perry dhe John Mayer janë rikthyer edhe njëherë në krahët e njëri-tjetrit. Një burim shprehet se ata kanë darkuar bashkë në një restorant në New York dhe jo vetëm. Dy ish partnerët, kanë ecur përdore pa u shqetësuar për sytë e publikut që ishin ngulur drejt tyre.
Kujtojmë se Katy Perry dhe John Mayer kanë kaluar dy vite në krahët e njëri-tjetrit. Ata edhe kanë bashkëjetuar në rezidencën që ndanin bashkë, por gjërat nuk shkuan sic e kishin parashikuar. Në intervistat e dhëna asnjëri prej këngëtarëve, nuk pohoi të ketë ndjerë ndonjë dhimbje të medha. Madje deri përpara pak kohësh, Katy thuhej se kishte nisur një lidhje me Dj Diplo.