Ludacris ka bërë publike fejesën. Këngëtari ka gjetur një mënyrë ndrryshe për ti propozuar partneres prej një kohe të gjatë për fejesë. Në një hapsirë të bollshme të gjelbër shkruhej :’Eudoxie, do të martohesh me mua.’ Reagimin e saj e shohim edhe nepërmjet fotove që Ludacris ka postuar. Mbi to ai shtoi mbishkrimin:’Ajo nuk tha PO. Ajo tha PËR ATË ZOT POO’
Kujtojmë se krijuesi I hitit ‘Move Bitch’ emri i vërtetë i të cilit ështe Christopher Bridges ka një vajzë të quajtur Karma nga një lidhje e mëparshme si dhe një tjetër, Cai Bella e cila ka ardhur në jetë dhjetorin e vitit të kaluar. Përsa i përketë bashkëshortes së ardhshme Eudoxie, këngëtari, që njëkohësisht është edhe aktor nuk ka bërë publik ndonjë plan për të nisur krijimin e një familje.