Këngëtaren Beyonce asnjëherë nuk e kemi parë në një moshë kaq të re, sidoqoftë kjo tashmë u bë e mundur falë motrës së saj Solange. Kjo e fundit ka postuar ketëe foto, kur prindërit e tyre ishin ende bahskë. Kjo është një pjesëz e shkëputur nga Krishtlindjet e tyre të atëhershme. Që në një moshë të re, është kuptuar afrimiteti i Beyonce me të attin, Matthew Knowels.
Ky afrimitet kaq i madh ka vazhduar deri pak vite më parë, ndërsa tani marrëdhënia e tyre ka ndryshuar. Kur u nda nga grupi i suksesshëm ‘Desteny’s Child’ dhe nisi karrierën solo, Beyonce i besoi gjithcka babait Matthew, të cilit i kërkoi ta menaxhonte por detyrën nuk e përfundoi me sukses. Tanimë , Beyonce ka pushuar nga puna dhe menaxherin që zëvendëosi të atin, për t’i besuar gjithcka që ka të bëjë me muzikë dhe jetën Jay Z, bashkëshortit prej gjashtë vitesh.