Rreth 186 artistë dorëzuan materialet e tyre dhe vetëm 20 janë kualifikuar për netët finale të "Sanremo".
Ndërsa njëra prej garueseve nuk do të jetë edhe këngëtarja shqiptare, Elhaida Dani, e cila nuk dihet pse ka refuzuar të merr pjesë në këtë festival italian prestigjioz.

Këngëtarja kishte treguar më parë se do të merrte pjesë në edicionin e ri të festivalit, por me sa duket kjo nuk do të ndodhë.

Por, të paktën do jetë në Sanremon shqiptare...Festivalin e Këngës në RTSH.