Ajo aktualisht është fytyra e Tom Ford, Burberry, Topshop, Mulberry dhe Chanel, por duket se gjithë këto marka të mëdha nuk janë të mjaftueshme për Cara Delevingne.

Supermodelja, aktorja dhe këngëtarja, e cila fitoj 2.4 milionë paundë apo rreth 6.500 paundë në ditë gjatë vitit të kaluar, ajo është edhe imazh i kampanjës YSL's Christmas.

22 vjeçarja e njohur për vetullat e saja dalluese ka mbuluar edhe një reklamë tjetër bukurie.