Në një intervistë të dhënë për revistën Attitude, Ariana Grande ka treguar se ajo ishte e sigurt që ish i dashuri e saj e ka tradhtuar atë me një djalë.

Ajo ka folur për albumin e saj të ri "My Everything", por ndërkohë ka diskutuar edhe për këngën e saj që ndodhet në këtë album "Break your Heart Right Back" ku ka thënë se kjo këngë flet për një djalë i cili e ka tradhtuar një vajzë me një djalë tjetër.

“Është një koncept qesharak. Ajo është një nga këngët e mija të preferuara të albumit, e cila është shumë qesharake pasi besoj që e njëjta gjë më ka ndodhur dhe mua. Unë nuk jam 100% e sigurt, por 99.9%”, ka thënë këngëtarja.

Media rozë flet për një marrëdhënie të re të 21 vjeçares Ariana Grande me reperin Big Sean 26 vjeç, pas ndarjes së saj më Jai Brooks.