Britania ka një tjetër ditë të rëndësishme në kalendar, sepse që prej 22 Korrikut të vitit 2013 lindi fëmija mbretëror, Princi George, djali i Princit William dhe Kate Middleton.
Me rastin e 1 – vjetorit të të voglit, George i kanë vërshuar dhuratat nga çdo skaj i botës, pavarësisht se Princi George ka gjithçka.
Dhuratat për Princin 1 – vjeçar ishin nga më të ndryshmet por edhe nga më të çuditshmet. Kështu, Conti Tibor Kalnoki, miku i gjyshit të tij, Charles, i ka dhuruar të voglit një kopësht me lule.
Ndërsa Papa Françesku, i ka dhuruar atij një kryq të argjendtë me mbishkrimin “Nga Papa Françesku për Princin George”.
Sigurisht që as lodrat nuk kanë munguar, të cilat kanë qenë nga të më të ndryshmet.