E ke edhe nje here tjeter gabim, i dashur Muçi. Edhe ti me qellim apo jo perpiqesh ta ngaterrosh problemin. Te gjithe, apo shumica derrmuese e njerezve jane per lirine e shprehjes dhe mendimit. Sidomos ne shqiptaret qe kemi vuajtur aq shume nga kjo mungese ne kohen e llahtarshme te diktatures, ku per nje fjale goje perfundonje ne burg. Dhe te shuhej jeta per gjithmone. Liria e fjales dhe e mendimit jane te shenjta dhe ato duhen mbrojtur edhe kur bien ne kundershtim me opinionin tone. Por siç te thashe ne fillim ti po ngaterron, ndofta qellimisht, te drejten e lirise se fjales. Ne rastin ne fjale nuk behet fjale per te drejten qe ti te thuash mendimin tend, por per te drejten qe ti i jep vetes qe te tallesh, te perqeshesh, te marresh neper kembe ate qe tjetri e respekton. Dua te te sqaroj qe ne fillim se nuk jam mysliman, madje jam pothuajse ateist i bindur dhe me origjine i krishter. Pra nuk me behet vone as per Kuran, as per Muhamet dhe as per Bibel. Krishtin e respektoj sepse ka thene qe e keqja nuk luftohet me te keqe, dhe se kush vret me shpate nga shpata do vdese. Pra kam respect per mesazhin e tij paqesor. Ndryshe nga Muhameti, i cili shpesh here ne “udhezimet” e tij shprehet: vritini, pritini te pabeset etj etj.
Te kthehemi te shkrimi yt. Gjithe bota e di qe myslimanet e kane te shenjte profetin e tyre dhe nuk lejojne qe tua shash. Ashtu jane mbruajtur dhe ashtu mendojne. Kam pershtypjen se ata do te pranonin me lehte tu shanje dhe tu tallnje nenen dhe baben se profetin e tyre. Ndersa « Charlie Hebdo » ben pikerisht ate gje. I provokon myslimanet, apo nje pjese te tyre duke u tallur me profetin e tyre. Une mendoj se ka disa gjera qe ne jeten e njeriut apo te nje populli jane te shenjta. Une psh nuk mund te shkel me kembe flamrin kombetar te Frances, sepse e di qe nje gje e tille eshte e padenje dhe provokuese per francezet. Po ashtu nuk me pelqen qe hymni yne kombetar te fishkellehet nga te tjeret. Une nuk e dua Hasanin, apo Pirron, madje i kam inat te dy, por nuk i shaj nga nena. Edhe nga respekti qe kam per prinderit e tyre por edhe nga frika e reagimit te tyre kur une u shaj prinderit. Pa asnje diskutim qe reagimi I terroristeve ndaj “Charlie hebdos” ishte I disproporcionuar, pra tej mases, siç I themi ne shqip. Nuk behet nje masaker e tille per ca karikatura. Keshtu mendoj une, por disa te tjere ndjehen shume me te fyer. Si puna e Hasanit dhe Pirros qe thashe me siper. Ata « ma kane inatin » se ua kam punuar edhe disa here te tjera me pare, kur u kam prishur vreshtat, u kam thyer xhamat e shtepise etj etj. Besoj se e kupton se çfare dua te them. Dhe kur i shaj edhe nga prinderit, kupa per ata mbushet. Dhe une nuk duhet te çuditem kur ha nje dru te mire. Sepse e kam merituar. I kam tallur, fyer, ngacmuar edhe ne « shtepite » e tyre. Me e mira do te ishte qe te mos merresha me ta. Te mos i provokonja aty ku ata s’durojne dot. Tani une po mjekoj plaget qe pesova nga grushtat e tyre. Une u talla me ta, ata me dhane nje dru te mire. E teperuan sigurisht se e tallura dhe druri nuk jane njelloj. Por me duket se faji eshte i imi. Jam une qe i provokova…
Morali : tjeter gje eshte liria e fjales dhe e shprehjes dhe tjeter gje provokimi dhe fyerja. Prandaj eshte shpikur qe ne kohet e lashta peshorja, per te matur keto gjera. Qe te mos kalohet kufiri. Ti qesh dhe nuk te behet vone kur une te shaj ty me fjalet me te ndyra, kur shaj prinderit, gruan, vajzen tende, por une terbohem kur ti m’i shan ata, dhe e humbas kontrollin. Aq me shume kur mendoj se e ben qellimisht per te me fyer. Atehere faji eshte i imi apo i joti ?!

PS: Ky koment është lënë nga "katarakti" në shkrimin me titull: "Liria e shprehjes vlen më shumë se të gjithë librat e shenjtë".