Ish-Zonja e Parë e Francës, Carla Bruni kohët e fundit kishte publikuar në rrjetin social “Instagram” foto përkrah burrit të saj Nikolas Sarkozi, me mbishkrime për dashuri të përjetshme.

Por qetësia dhe lumturia e çiftit u trazuan pas arrestimit të ish-Presidentit të Francës, Nikolas Sarkozi për akuzën e korrupsionit.

Edhe Carla Bruni është përfshirë në hetimet e policisë franceze, ku edhe pritet të dëshmojë përpara organeve kompetente.

Tashmë pas “tërmetit” në familjen Sarkozi, edhe llogaritë në rrjetet sociale të ish-modeles dhe këngëtares kanë ngelur pa u rifreskuar.