Bar Rafaelit duket i pëlqen të "argëtojë" fansat e saj, duke postuar fotografi provokative në profilin e saj në Twitter.

 

Bar Rafaeli i kujton shpesh fansat e saj në Twitter se ka një trup të shkëlqyer dhe këtë herë modelja e famshme ka zgjedhur të postojë një foto me bikini ku fytyra duket fare pak pasi fokusi është diku tjetër.

 

28-vjeçarja ka kohë që nuk ndan me fansat një foto veshur.

Kohët e fundit ajo postoi në Instagram disa “selfie” gjatë qëndrimit të saj në ishullin piktoresk Koh Samui në Tajlandë. Edhe aty pozonte me bikini.