Danielle Lloyd ka ndezur thashethemet për një kolaps të martesës së saj, pasi është parë të kalojë pushimet pa burrin e saj – dhe pa unazën e saj të dasmës.

Zeshkanja është fotografuar në një resort luksoz në ishullin e Carpe Verde  të shtunën,  në formë të mrekullueshme. Sipas “The Sun”, modelja Danielle Lloyd ka rritur interesin e saj  për lojtarin e Wolverhampton Wanderers, Jamie O’Hara.
E veshur me bikini ngjyrë të zeza dhe shumë seksi,  Danielle është parë duke kaluar kohë me tre fëmijët e saj, ndërsa ka bërë pushime qetësuese në Melia Torguga Beach Resort.

Por, në vend se të jetë e shqetësuar në lidhje me zërat që rrethojnë jetën e saj në shtëpi, ajo dukej e lumtur duke pirë  shampanjë dhe duke shijuar një masazh.

Modelja e lindur në Liverpool  është akuzuar kohët e fundit se ka mashtruar burrin e saj me yllin e TOWIE, Dan Osbourne.