Dyshja, të cilët së bashku kanë djalin dyvjeçar Bing, duket se kanë probleme në lidhjen e tyre, raporton “Us Weekly”.

Dyshja janë të fejuar prej dy vitesh, por thuhet se janë duke e rimenduar të ardhmen e tyre.

“Ata kanë kuptuar se janë në vende të ndryshme të jetës së tyre. Ata janë duke shkuar drejt ndarjes”.

“Nuk është situatë e mirë për momentin. Ata po mundohen të kalojnë kohë larg njëri-tjetrit për t’i bërë gjërat të funksionojnë”.

“Matt e dashuron Kate dhe Bing pafundësisht, andaj shpreson se ata do të mund t’ia dalin”, ka thënë burimi.