Këngëtarja shqiptare, Soni Malaj, duket se ka vendosur t’i japë fund dashurisë me valltarin italian, Mirko Luccarrelli.

Soni, e cila ka disa vjet që është në romancë me balerinin italian, madje ka jetuar me të në Spanjë për një kohë.

Por, burimet e Telegrafit besojnë se çifti i ka dhënë fund dashurisë së tyre shumë të lumtur e të përfolur nëpër media.

Nuk dihen arsyet pse çifti mund t’i ketë dhënë fund martesës së tyre, por asnjëri prej tyre nuk e kanë konfirmuar lajmin.

Soni dhe Mirko janë prindë të vajzës së vogël, Annës.