Hedi Klum ecën përpara me jetën e saj. Spermodelja raportohet se ka një të dashur të ri.

Bukuroshja, e cila së fundi u nda nga truproja dhe i dashuri i saj Matin Kirsten, është parë gjatë vikendit në lokalin e Hollywoodit, Bootsy Bellows, duke bashkuar buzët me biznesmenin e artit Vito Schnabel.

Burimi ka thënë se Klum “vepronte si një tinejxhere” me zemërthyesin e pasur.

“Mendoj se duke qenë me një djalosh më të ri e bënte atë të veprojë sikur ishte në shkollë të mesme”.

“Ajo e puthte fytyrën e tij gjithkund, derisa shijonin pije me miq. Ata rrallë largoheshin nga kabina –qëndronin afër njëri-tjetrin, prekeshin nga krahët poshtë, qeshnin dhe flirtonin dhe plotësoheshin”.