Jake Gyllenhaal është sërish beqar pasi është ndarë nga e dashura e tij AlyssaMiller, modele e Victoria’s Secret.
Sipas ‘Us Weekly’, aktori 33-vjeçar i ka dhënë fund romancës me 24-vjeçaren para pushimeve të fundvitit.
“Mendoj se puna nuk i lejoi të qëndronin pranë njëri-tjetrit dhe vendosën që të ndaheshin. Distanca i dha fund marrëdhënies”, tha një burim për revistën.
Një tjetër burim tha se Alyssa kërkonte një lidhje serioze, ndërsa Jake nuk ka ndërmend t’i futet asaj rruge për momentin.