Idhulli i adoleshentëve, Justin Bieber, deklaroi se ka ndërmend që të tërhiqet nga industria e muzikës.

Në një lajmërim që duket se ka thyer zemrat e miliona adoleshenteve, 19- vjeçari tha se nuk do merret muzikë pas publikimit të albumit të ri “Journals” javën që vjen.

Bieber i bëri komentet gjatë një interviste radiofonike në Los Angeles.

“Pas albumit të ri, do të tërhiqem,” tha ai dhe prezantuesi mbeti i befasuar.

Por më pas ai duket se bëri një hap pas, duke thënë se do që muzika e tij të maturohet.