“Presim një fëmijë! Jemi të lumtur tu njoftojmë të gjithëve se së shpejti presim një pjesëtarë tjetër të familjes “Satteng”. Me dashuri M.KP. MJ.
Ky ka qenë njoftimi i ish velinës, Melissa Satta në Twitter, e fejuara e ish lojtarit të Milanit, Kevin Prince Boateng, i cili pak kohë më parë kaloi në Gjermani tek Schalke 04.
Edhe vetë lojtari ka postuar të njëjtin mesazh në Twitter. Lidhja e tyre duket se po shkon mjaft mirë, edhe pas kalimit në gjermani të Boateng.