Rihanna ndodhet aktualisht në Afrikën e Jugut në kuadër të turit të saj botëror të koncerteve ‘Diamond World Tour’ dhe përfitoi nga rasti për të vizituar kopshtin zoologjik të Johanesburgut. 

Këngëtarja 25-vjeçare ka pozuar me një gepard të vogël dhe me një xhirafë.
Rihanna do të performojë përpara publikut afrikano-jugor pasi përfundoi koncertet në Australi dhe Zelandën e Re.