Ajo është një nga modelet më të famshme në botë. Rosie Huntington provoi sërish se çdo rrethanë në të cilën ndodhet mund ta kthejë në magnet për fotografët.
Bukuroshja 26-vjeçare u fotografua të mërkurën në rrugët e Nju Jorkut, e veshur në stil “catwoman”, me xhinse të gjata e të ngushta, një T-shirt të bardhë dhe një xhaketë moderne të zezë. Looku i Rosie përfundonte me një palë çizme po të zeza që arrinin deri tek kyçi dhe me një çantë luksoze ngjyrë khaki, për të mos harruar syzet e errëta. Në këtë mënyrë, modelja konfirmon atë që tha më herët gjatë javës, se modelet nuk duhet të anojnë gjithnjë e më shumë tek tualeti, por tek thjeshtësia.