Të premten është publikuar traileri i filmit ‘I, Frankenstein’ (Unë, Frankenshtajni) dhe ndryshe nga sa mund të pritej, përbindëshi i krijuar nga Mary Shelley në romanin e vitit 1818 është shumë më i frikshëm se ai i interpretuar nga aktori Aaron Eckhart.
Frankenshtajni modern është muskuloz dhe i pashëm. Ajo që e bashkon me tradicionalin janë vetëm shenjat e shumta në trup.Në filmin e xhiruar në Australi dhe që do të shfaqet për herë të parë në janar të vitit 2014, do të interpretojnë edhe aktorët Bill Nighy, Yvonne Strahovski dhe Miranda Otto.