Aktorja Salma Hayek është shumë e indinjuar pas komenteve të fundit që biznesmeni Donald Trump bëri  rreth emigrantëve meksikanë.

Salma e cila nuk dëshiron t`i përmendi as emrin atij ka thënë:’Jam koshiente që ai do të thoshte gjithcka për të tërhequr vëmendje dhe për të krijuar reklamë rreth vetes. Në qoftë se dicka përbën publicitet, do të cuditesha nëse ai nuk do ta bënte apo thoshte.  Majde do të surprizohesha nëse do të bënte dicka që në vetvete përmban kurajo, dhe është domethënëse. Komentet e tij nuk ishin aspak të tilla.

Gjithcka që ai tha,  nuk kam ndërmend t`i përsëris dhe as të them emrin e tij seose nuk dua t`i jap vëmendje ekstra.’/E.B