Disa dorëshkrime të zbuluara së fundmi, po përforcojnë tezën se ishin siçilianët ata që qëndrojnë në bazë të origjinës së gjuhës italiane. Në një bibliotekë lombarde, u zbuluan së fundmi disa poezi të shkollës siçiliane, të shkruara në pergamenë, teksti i të cilave lidhet me dënimin e eksponentëve të familjeve të mëdha nga gelfët. Këtu: http://babylonpost.globalist.it/Detail_News_Display?ID=78159&typeb=0, autori Noemi Ghetti, shkruan se noterët ishin shpesh poetë dhe sa i përket zbulimit të fundit, vlerësohet se poezitë i përkasin njëzet vjetëshit 1270-1290. Ato sugjerojnë se kemi të bëjmë me një poet të poemave lirike(canzoniere) të shkollës siçiliane që jetonte në Lombardi ato kohë. Ghetti shkruan se transkriptimi i tyre është i rëndësishëm, pasi lejon paraqitjen e materialit lingustik të lirikave, që i paraprijnë versionit të toskanizuar përmes të cilave i njohim. “Mundësohet kështu një rindërtim i konsoliduar historik, që i bën toskanët, të nesërmen e rënies së Suevëve(dinasti që sundonte në Siçili-Manfredi...) dhe të partisë së gibelinëve në Benevento më 1266, trashëgimtarët e vetëm të poezisë siçiliane.