Që prej 1 korrikut 2015, rreth 600 mijë pensionistë shqiptarë përfituan një rritje pensioni të cilin qeveria e përcaktoi si indeksim për çmimet. Por vendimi i qeverisë për të rritur pensionet me 1.4% nuk është mirëpritur nga pensionistët. Ata ankohen se shtesa prej 1. 400 lekë të vjetra për pensionet e ulëta dhe 3.400 për ato të larta nuk u zgjidh asgjë. Në një kronikë televizive të trasmetuar nga “Ora News”, pensionistët e cilësojnë si tallje rritjen e pensioneve nga qeveria. Ata shprehen se jetesa e tyre sa vjen e bëhet më e vështirë dhe se me pensionin nuk arrijnë të mbulojnë as shpenzimet minimale. Për mikrofonin pensionistët tregojnë se problemet me shëndetin apo blerjen e ushqimeve e përballojnë vetëm falë mbështetjes së fëmijëve. “Pensionin e mora me rritje, por as vetë se mora vesh se shumë pak”, thotë një pensionistje. Një tjetër gjithashtu thotë: “Mora pak më shumë, por nuk ndihet fare. Shumë e vështirë, kam punuar 35 vjet në arsim dhe të marrësh 190 mijë lekë të vjetra pak janë”. “Çfarë të mjaftojnë? Jemi bërë lypsarë, 50 vjet punë, haram i paçin!”, shpreh dufin e tij dhe një tjetër pensionisti”. Të tjetër thonë se 1700 që u takojnë nga kjo rritje më mirë le ti marrë Edi Rama, pas kjo shtesë nuk vlen për asgjë.