Duket se po kthehet në betejë direkte mes Agon Channel dhe kryeministrit. Kështu pas lajmit për bllokimin në kufi të gazetarëve të medias në fjalë, edicioni i lajmeve në ACH, ka denoncuar si abuziv këtë urdhër që nuk mohohet nga qeveria. "Në shkelje të hapur të ligjeve shqiptare, kreu i qeverisë ka urdhëruar të gjitha pikat kufitare: tokësore, detare apo ajrore të ushtrojnë kontroll të imtësishëm për çdo punonjës të Agon Set, sipas listës shumë emërore të shpërndarë në këto pika", deklaron ACH. Më tej televizioni referon rregullat e përgjithshme, sipas të cilave gazetarët që mbajnë me vete më shumë se 10 mijë euro duhet t’i deklarojnë ato(http://www.lapsi.al/lajme/2015/08/13/agon-channel-denoncon-ramën-si-gux…).