Mediat në Europë njoftojnë se dy polakë deklarojnë të kenë gjetur një tren nazist të mbushur me flori, armë dhe gurë të çmuar. Lajmi i referohet mediave polake që raportojnë se treni kishte humbur gjatë Luftës së Dytë Botërore, afër qytetit të sotshëm të Wroclaw në vitin 1945, teksa forcat sovjetike po i afroheshin Gjermanisë.
Historia ngjan e pabesueshme kur raportohet se dy polakët kërkojnë 10% të shumës në këmbim të zbulimit të vendit të trenit, që përputhet me disa rrëfime të pas luftës që qarkullonin për një tren që kishte humbur afër kështjellës Ksias. E vërteta mbetet për t’u zbuluar, por në Poloni nuk mungojnë edhe ata që nuk e besojnë këtë histori.
http://www.bbc.com/news/world-europe-33994483?ocid=socialflow_facebook