“Do mbështesim biznesin e ndershëm”. Kështu tha sot drejtoresha e Tatimeve, Briseida Shehaj, e cila ka dalë në një konferencë për shtyp pak para nisjes së aksionit të ri kundër informalitetit. “Aksioni do të jetë kundër kundër informalitetit, jo kundër biznesit dhe do mbrojë konsumatorin. Administrata tatimore do jetë në krah të biznesit të ndërshëm...Në vitin 2014, Tatimet ulëm me 30 milionë usd gjobat e padrejta kundër biznesit. Nuk do bëjmë luftë kundër biznesit, por një operacion në shërbim të qytetarit, që paguan taksa për cdo shërbim”, tha Shehaj. Para pak ditësh, eprori formal i saj, ministri I Financave, Shkëlqim Cani, foli për punonjës tatimorë që bëjnë bilancet e bizenseve duke çuar kështu në evazion. Cani paralajmëroi 7 vjet burg për këtë kategori, por pyetja që bëjmë për znj. Shehaj është: A ka DPT-ja dijeni apo fakte për një çështje të tillë? A është bërë ndonjë hetim, apo thjesht do të shihet rrugës se çfarë ndodh? Dhe së fundmi: deri ku shkon implikimi i punonjësve tatimorë znj. Drejtoreshë?