Në një ngjarje që deri tani është përkufizuar si sulm ndaj një komuniteti romësh në lokalitetin Roye në veri të Francës së paku tre persona janë vrarë e katër janë plagosur rëndë. Sipas autoriteteve franceze, tre të vrarët janë një burrë, një grua, dhe një fëmijë i vogël. Ndërsa, të plagosurit janë autori i incidentit, dy janë xhandarë dhe një fëmijë. Incidenti ka ndodhur rreth orës 16:30 në një zonë ku qëndrojnë njerëz endacakë. Forca të mëdha policore e ushtarake kanë shkuar në vendin e ngjarjes, ndërkohë që ende nuk janë bërë të ditura zyrtarisht shkaqet e këtij incidenti. Aludimet shkojnë deri në një sulm me sfond racist, por është ende herët për detaje të plota.
- Log in to post comments