Denoncimi i mëposhtëm është dërguar përmes postës elektronike nga qytetari T.L, i cili e sjell si përvojë vetiake. Po e përcjellim me shpresë se edhe Bashkia e Tiranës do të japë një sqarim:

“Pershendetje, Mbase ju kane shkruar dhe te tjeret por ne minibashkite dhe gjendtjet civile ne Tirane po ndodh nje skandal i madh! Shkova sot per marre nje vertetim banimi pasi me duhej dhe punonjesja me thote ik paguaj taksat. I thashe qe taksat u bene kaq kohe qe paguhen bashke me faturen e energjise..Por me tha, ik te zyra taksave e shihe.. Aty ishte skandal plot me njerez.. duhet te paguaje taksen e banimit qe llogaritej per m2 ne varesi te shtepise dhe ta merrnin qe nga viti 2011. Pervec kesaj, per vitin 2011 secila familje duhet te paguante tarifen fikse 5000 leke te reja dhe ishte standarte.. Nuk e kuptova se per ca ishte kjo tarife dhe pse duhet ta paguje cdo njeri?Ne baze te cilit udhezim te Bashkise dhe me cfare aresyere? Me pak fjale, per te marre nje dokument ne gjendjen civile, duhet te paguash mbi 13.000 leke te reja..Ju lutem shperndaje kete shqetesim se prek shume familje ne Tirane e askush nuk jep pergjigje per cudirat! Faleminderit”.