Arben Ndoka, deputeti socialist i Lezhës, i përfolur shumë gjatë këtyre muajve, ka lënë mandatin e deputetit. “Lapsi.al” publikon letrën që ai i ka drejtuar Grupit Parlamentar të PS-së, në të cilën rrëfen shkurtimisht jetën e tij, si dhe zbulon se do të ndjekë deri në fund çështjen e tij me drejtësinë. Letra publikohet në një ditë me heqjen e mandatit për deputetin Armando Prenga. Ndoka u përfol shumë pas incidentit në Parlament me kolegun e tij të PD-së, Gent Strazimiri. Për të opozita ka publikuar edhe një vendim gjykate prej ku ai rezulton i dënuar.