Qeveria shqiptare i ka dhënë të drejtën e ndërtimit të një hidrocentrali në Lumin Vjosë, kompanisë turke Çinar-San Hafriyat Nakliyat Inşaat Turizm Sanayi Ve Ticaret Limited Şirketi. Vendimi është marrë më 29 korrik 2015 në Këshillin e Ministrave dhe është botuar bë Fletoren Zyrtare më 10 gusht. Bëhet fjalë për një hec në zonën e Poçemit, që bëhet kështu i dyti pas hec të Kalivaçit në Vjosë. Debate ka krijuar edhe ideja e ndërtimit të një nec në Langaricë, megjithë kundërshtimet që vijnë nga grupet mjedisore edhe jashtë Shqipërisë. “Vendimi i marrë nga qeveria në korrik gjithashtu bie ndesh me angazhimet që kishte marrë kryeministri Edi Rama një muaj më parë gjatë fushatës elektorale për zgjedhjet vendore, kur kishte premtuar se në Vjosë nuk do të ndërtoheshin më hidrocentrale dhe se lugina e saj do të kthehej në zonë të mbrojtur”, shkruan BIRN. http://www.gazetatema.net/web/2015/09/09/rama-shkel-premtimin-per-hidro…