Ka bërë çudi edhe në shtypin e huaj pasuria e Edi Ramës, e cila është publikuar nga materiali kofidencial i OSBE-së. Mediat greke e kanë cilësuar si “të pabesueshme” pasurinë e Kryeministrit Rama. “Për herë të parë, raporti referohet në mënyrë specifike mbi pasurinë e Kryeministrit Rama, të cilën e ka fshehur në SHBA nëpërmjet vëllait të tij Olsi Rama. Në raport janë përfshirë edhe akuzat e lejeve abuzive të ndërtimit kur ai ishte kryetar i Bashkisë së Tiranës”, shkruan gazeta greke iEfimerida.

Shkrimi i gazetës greke përfshin edhe kryeparlamentarin Ilir Meta. “Kurse përsa i përket Kryetarit të Kuvendit dhe liderit të Lëvizjes Socialiste për Integrim Ilir Meta, raporti i OSBE i referohet interesave në kompanitë e ndërtimit, në turizëm, energji si dhe për marrëdhëniet e tij me mafien”, shkruan iEfimerida.