Adresat shpesh të ndërruara apo të dhëna në mënyrë të pasaktë nga ana e shoferëve, detyrojne

Policinë Rrugore dhe Ministrinë e Transporteve të diskutojnë një projekt për rinovimin e lejeve të qarkullimit të mjeteve. Mit’hat Tola, Drejtori i Policisë Rrugore pranoi sot për Neës 24 vështirësitë e institucionit që drejton për të dërguar me postë gjobat në mungesë tek adresat aktuale. Deri tani, rinovimi I një lejeje qarkullimi kushton 3 mijë lekë të reja, ndërsa në Shqipëri qarkullojnë rreth 420 mijë mjete motorike të të gjitha llojeve. Pra nëse ndërmerret ky operacion, do të vilen diku tek 1.26 miliardë lekë. Në këtë mënyrë, do të mblidhet kjo shumë me synim që të shkojë gjoba në kohë tek i zoti. Me qëllimin që edhe kjo të vilet në kohë.

Edhe pse është ende fjala për projekt, mbetet e paqartë sesi shoferët do verifikohen se kanë deklaruar adresën e saktë të shtëpisë. Ndoshta me një vërtetim nga njësia përkatëse lokale e pushtetit vendor? Por kurnjerëzit të ndërrojnë banesë e adresë, siç ndodh rëndom, duhet të nxjerrin leje tjetër qarkullimi?   

a.j