Thirrja e Papa Françeskut nuk i ndaloi autoritetet e Georgias në Shtetet e Bashkauara të ekzekutojnë femrën e parë pas 70 vitesh qëkurse u krye ekzekutimi i fundit për dënimin me vdekje.
Kelly Renee Gissendaner gjeti vdekjen pas injeksionit që iu bë nga autoritetet e burgut të Georgias. Ajo ishte dënuar me vdekje oër vrasjen e bashkëshortit të saj në vitin 1997, krim që e kishte kryer në bashkëpunim me të dashurin e saj.
Avokatët e saj kanë pretenduar se ajo nuk pjesëmarrëse në krim dhe se vrasjen me thikë të bashkëshortitvtë saj e kishte kryer i dashuri i saj. 47 vjeçarja i kishte shpëtuar dy herë ekzekutimit pas kërkesave që kishte bërë për zgjatjen e jetës.
Gjykata e Lartë amerikane refuzoi kërkesën e saj të tretë për shtyrjen e ekzekutimit, çka i dha fund shpresave të saj për shtyrje të ekzekutimit. Jashtë burgut ishin mbledhur të afërm të saj, por edhe të viktimës që protestuan në mbrojtje, por edhe kundër 47 vjeçares.
- Log in to post comments