Agjensia italiane e lajmeve ANSA raporton se lideri çeçen, Ramzan Kadirov ka premtuar dërgimin e trupave të vendit të tij në Siri për të luftuar kundër ISIS-it. “Unë kërkoj të na lejojnë të shkojmë për të marrë pjesë në operacionet speciale”, deklaroi Kadirov duke saktësuar se për këtë veprim duhet autorizimi i presidentit Vladimir Putin. “Si mysliman, si çeçen dhe si patriot rus deklaroj se në vitin 1999, kur republika jonë ishte në dorë të këtyre djajve që ekzistojnë edhe sot, ne u betuam mbi Kuran se do të luftonim gjithë jetën tonë kundër tyre, kudo që të gjendeshin”, theksoi Kadirov. Sipas tij ata nuk e dinë se çfarë është një luftë reale dhe nuk kanë përvojë ushtarake. “Kërkoj që të na lejojnë të shkojmë për të marrë pjesë në operacionet speciale”, përsëriti Kadirov.
- Log in to post comments