Gazeta serbe Kurir shkruan se Shqipëria mund të përjashtohet, pasi ka dyshime se ka fiksuar ndeshjen me Armeninë. Disa media shqiptare i bënë jehonë lajmit të dalë po nga mediat e Beogradit, se katër lojtarë armenë kanë marrë nga 500 mijë euro për të shitur ndeshjen. Gazeta shkruan se UEFA ka nisur hetimet dhe i bazohet një zyrtari të lartë të UEFA-s, (gjithashtu serbit) Dushan Maraviç. Nëse provohet se ndeshja është shitur, gazeta shkruan se Shqipëria do përjashtohet nga Europiani. Në këtë rast, Serbia shkon në play-off dhe Danimarka shkon direkt në Europian.