Irani dhe Rusia kanë rënë dakord të krijojnë një bankë të përbashkët që synon të lehtësojë transaksionet financiare mes  të dyja vendeve. Lajmi është bërë publik nga Banka Qendrore e Iranit sipas së cilës marrëveshja është arritur gjatë vizitës së ministrit rus të Energjisë, alexander Novak dhe kreu të BQI-së, Vaiollah Seif. Nga ana e vet ministri rus ka deklaruar gatishmërinë e Rusisë për të garantuar linja kreditimi për zhvillimin e projekteve infrastrukturore në Iran. Bëhet e ditur se është krijuar një fond fillestar prej 5 miliard dollarësh për projekte të përbashkëta ruso-iraniane.