Pas një dite të gjatë me bllokime dhe tension shumica parlamentare në Kosovë ia arriti të mbajë seancën plenare të kuvendit në një sallë të improvizuar në ambientet e kuvendit. Në këtë seancë, siç njofton televizioni publik, ku nuk ishin të pranishëm deputetët e opozitës u miratuan disa projekt-ligje
Ambasadori amerikan, Greg Delawie menjëherë pas përfundimit të seancës ka përshëndetur zhvillimin e punimeve të kuvendit pavarësisht se ato u mbajtën në një sallë të improvizuar. Ai ka shkruar në faqen e tij në Tëitter se është i lumtur që Kuvendi ishte në gjendje ta kryente punën e vet në emër të qytetarëve të Kosovës.
Ndërkaq prokuroria e Kosovës mësohet se ka nisur hetimet për deputetët që penguan zhvillimin e seancave në sallën e kuvendit duke hedhur gaz lotsjellës. Opozita kundërshton marrëveshjen për bashkësinë e Komunave serbe dhe demarkacionin me Malin e Zi.
Sipas Rregullores së Kuvendit të Kosovës, neni 3 dhe neni 4, lejon që mbledhja të mbahet edhe jashtë selisë së Kuvendit. Policia e Kosovës njoftoi se gjatë mbrëmjes së kaluar arrestoi dhjetra protestues. Në komunikatë theksohet se si pasojë e dhunës është lënduar një zyrtar i Policisë.