Ndryshimi i sistemit zgjedhor dhe kalimi drejt atij me prim është tanimë një opsion aktiv për Partinë Socialiste. Madje edhe pse kryetari i saj, Edi Rama, mohoi publikisht dy ditë më parë se ka një ambicje të tillë, sot, një nga zëdhënësit e tij, ministri Bledi Çuçi, ka deklaruarvtë kundërtën për gazetën “Shqip”. “Vendi ynë si model mund t’i referohet modelit grek dhe spanjoll. Por duke bërë një përllogaritje të thjeshtë me numrin minimal të deputetëve që fiton automatikisht partia që fiton më shumë vota në zgjedhje, ai sqaroi se mund të jetë jo më shumë se 20 deputetë, ndërsa pjesa tjetër ndahen sipas votave që ka fituar secila parti. Ndërsa sistemi spanjoll, është rajonal, çka nënkupton një rritje të pragut për sistemin elektoral për zona të ndryshme. Kjo mund të sillte eliminim të partive të vogla”, raporton “Shqip”. Me këtë sistem të fi, partia që fiton edhe një votë më shumë krijon koalicionin. Por a do të bjerë dakord PD-ja e cila vështirë se mund të kalojë në këto kushte PS-në? Kjo varet nga llogaritë politike, pasi është e pritshme që në fund të dy mandateve rotacioni të jetë kërkesë prioritare dhe transferimimi votave të ndodhë normalisht. Në këtë rast, parti si LSI-ja do të dilnin jashtë loje, ose do të merrnin një rol të ri, periferik.